“Në lagjen Mark Lula po përfundon investimi i OSHEE që përimirëson ndjeshëm cilësinë e furnizimit me energji elektrike për 850 familje. Në krahasim me vitin 2013, në lagjen Mark Lula ka përmirësim të ndjeshëm të infrastrukturës rrugore, të mjediseve shkollore, të qendrës shëndetësore dhe tani, së fundmi, të furnizimit me energji elektrike.
Nëse bashkia Shkodër do të kishte përmirësuar edhe furnizimin me ujë të pijshëm, Mark Lula do të ishte nje lagje krejtesisht e urbanizuar”, shkruan Beqaj në rrjetin social Facebook.