Kandidati i Partisë Socialiste Shkodër, Benet Beci, ka prezantuar me anë të një videoje në Facebook punën e shkëlqyer të arkitektit spanjoll Jesus Hernandez në projekte të ndryshme të Shkodrës.
Ndër to Beci evidenton Marubin, Shirokën dhe të gjithë konceptin e bregut të liqenit si dhe së fundmi për një koncept të ri zhvillimor për liqenet e Vaut të Dejës e të Komanit.
Postimi i plotë:
Jesus Hernandez është arkitekt spanjoll që ka një studio arkitekture në Rotterdam, Hollandë. Ai ka bërë projekte në të gjithë botën dhe ka rreth 7 vite që në mënyrë të vazhdueshme ka bërë projekte edhe në Shqipëri. Jesusin e njoha në prill 2014, kur organizuam konkursin ndërkombëtar për muzeun Marubi; tani është një mik i mire i imi, i Shqipërisë dhe i Shkodrës. Në qarkun Shkodër ai ka punuar për Marubin, Shirokën dhe të gjithë konceptin e bregut të liqenit si dhe së fundmi për një koncept të ri zhvillimor për liqenet e Vaut të Dejës e të Komanit. Marubi ishte një projekt kompleks ku brenda një godine relativisht të vogël duhej të kishte një shtëpi të sigurt për arkivin e fotove, një vend komod pune për stafin dhe një muze të standardeve evropiane, që të paraqiste vlerat më të mira të historisë së fotografisë shqiptare. Sot muzeu është një qendër e kulturës në Shkodër, një model për muze të tjerë në Shqipëri dhe një ndër vendet më të vizituara në qytet. Ishte një sfidë e bukur së cilës ia dolëm, siç do t’ia dalim për sfidën e madhe, Shkodrën!