VIDEO/ Banorët e fshatit Hot i Ri protestë para OSHEE Shkodër…

Shpërndaje

Disa banorë të fshatit Hot I Ri në njësinë administrative Postribë, kanë zhvilluar një protestë pranë drejtorisë rajonale të OSHEE në Shkodër me pretendimin se prej disa ditësh shtëpitë e tyre nuk furnizohen me energji elektrike. Banorët thonë se gjatë këtyre ditëve si shkak I avarive, I janë djegur edhe disa paisje elektroshtëpiake, ndërsa askush nuk ka mbajtur përgjegjësi për dëmin e shkaktuar.

Ndërkohë, I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi I OSHEE. Kryeinxhinierja Frida Dalipi bën të ditur në këtë zonë nuk ka patur shkëputje të qëllimshme të energjisë elektrike ndërsa hedh poshtë edhe pretendimet e tjera të banorëve.

Kjo nuk është hera e parë që banorët në këtë zonë kanë ankesa sa I takon furnizimit me energji elektrike, ndërkohë që OSHEE deklaron se situata është nën kontroll dhe po bëhen investimet aty ku është e nevojshme, pasi rrjeti ende është I amortizuar.

Shpërndaje