Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook ka dhënë detaje se si do të funksionojnë plazhet. Rama teksa publikon një video, thekson se aplikimi për hapësirën e plazhit nga subjektet do të bëhet në E-albania, duke marrë përgjegjësi për zbatimin e rregullave dhe mos shmangur asnjë detyrim ndaj qytetarëve, bashkisë, shtetit.
Sipas kryeministrit sistemi i ri siguron transparencë dhe shmang zvarritjet. “Zero kosto, zero ecejake, zero rryshfet!”, shkruan Rama.
Mesazhi i plotë nga kryeministri:
Në e-Albania https://e-albania.al/, aplikim për ushtrimin e veprimtarisë si stacion plazhi, PËR TË GARANTUAR SA MË SHUMË SIGURI NË MBROJTJEN E SHËNDETIT DHE PËR TË MOS LEJUAR MË ZAPTIMIN E PLAZHEVE QË PËR 30 VJET U KA NXIRË PUSHIMET NJERËZVE TË KËTIJ VENDI
Subjektet akomoduese apo shërbimi duhet të aplikojnë në e-Albania për marrjen në përdorim të hapësirës së plazhit përgjatë gjithë sezonit 2020, duke marrë përgjegjësi për zbatimin e rregullave dhe mosshmangur asnjë detyrim ndaj qytetarëve, bashkisë, shtetit.
Aplikimi është i thjeshtë dhe mund të bëhet edhe nga telefoni
Një sistem i ri këtë vit, që siguron transparencë, shmang zvarritjet po edhe allishverishet e të shkuarës dhe garanton paprekshmërinë e plazheve publike
Ndiqni videon e mëposhtme me të gjitha sqarimet e nevojshme!
Zero kosto, zero ecejake, zero rryshfet!
Me https://e-albania.al/, sezon të mbarë turistik