VIDEO/ 90 orë nën rrënoja, momenti ku ekipi shpëton një vajzë 10 vjeçare në Turqi…

Shpërndaje

Një vajzë 10-vjeçare është nxjerrë e gjallë nga rrënojat pas 90 orësh që nga tërmeti i fuqishëm që ra në Turqi, sipas një deklarate nga Departamenti i Zjarrfikësve Metropolitane të Antalias të enjten. Gjëja e parë që ajo kërkoi pas shpëtimit të 10 vjeçares ishte qumështi, thuhet më tej në deklaratë.

Hilal Sağlam mbeti e bllokuar nën rrënojat e një ndërtese në provincën Hatay, një ndër më të prekurat nga tërmeti i fuqishëm. Ekipi i shpëtimit dëgjoi një zhurmë nga nën rrënoja dhe ishte në gjendje të shpëtonte Sağlam “si rezultat i një pune të përpiktë 7-orëshe në rrënojat”, thuhet në deklaratë.

Autoritetet thanë se vajza e plagosur është dërgua në spital ku edhe po merr mjekimin e nevojshëm.

Shpërndaje