VIDEO/ 100 fara kanabisi në makinë, arrestohet 23 vjeçari në Vau – Dejës…

Shpërndaje

Vau i Dejës/Vijon zbatimi i masave në kuadër të planit operacional kombëtar “Tempulli 2”.

Parandalohet dhe goditet një rast i tentativës për shitje të farave të cannabisit, me qëllim kultivimin e tyre.

Gjatë operacionit është goditur edhe një rast i shpërndarjes së dozave të cannabisit, në zona të ndryshme të Vaut të Dejës.

Finalizohet pas një pune hetimore disajavore, me metoda speciale, operacioni policor i koduar “Prova”.

Kapet në flagrancë dhe vihet në pranga një 23-vjeçar që shiste fara kanabisi për t’i kultivuar dhe lëndë narkotike cannabis në doza.

Sekuestrohen qindra doza cannabis dhe 100 fara cannabis, që u gjetën gjatë kontrollit në automjetin dhe në banesën e këtij shtetasi.

Si rezultat i një hetimi proaktiv, të ndjekur për disa javë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit, prodhimit dhe shitjes së cannabisit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Prova”.

Gjatë këtij operacioni, në një vendparkim automjetesh, në qytetin e Shkodrës, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë shtetasin Samel Kraja, në automjetin e të cilit gjetën një qese me 100 fara të dyshuara narkotike cannabis sativa dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur një tjetër sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Në përfundim të veprimeve procedurale u arrestua në flagrancë shtetasi Samel Kraja, 23 vjeç, banues në Shkodër, si dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 570 gramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, qindra doza të kësaj lënde dhe 100 fara cannabis sativa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Shpërndaje