Festimi i “Ditës Ndërkombëtare të Personave të Moshuar” është një mundësi e mirë për të vlerësuar kontributin e pazëvendësueshëm ndër vite, të kësaj pjese të çmuar të shoqërisë sonë dhe kështu ndodhi edhe në Shtëpinë e të Moshuarve në Shkodër.
Festën e përshëndetën edhe disa prej drejtuesve të institucioneve vendore dhe qëndrore.Aktiviteti festiv vijoi me ritmet e muzikës shkodrane dhe asaj të lehtë të dhuruara nga zëri i këngëtares shkodrane Rezarta Smaja, së cilës iu bashkua edhe këngëtari Luiz Ejlli duke dhuruar një atmosferë të bukur për të gjithë të pranishmit.
Çdo 1 tetor, festohet “Dita Ndërkombëtare e Personave të Moshuar” për të nderuar dhe vlerësuar kontributin e tyre në shoqëri pasi ata janë pasuri e saj. Kjo ditë promovon solidaritetin ndër breza dhe sensibilizon opinionin publik mbi sfidat dhe nevojat e personave të moshuar.