“Vetëm kryeministri disponon të dhëna të tilla për Veliajn”, Berisha: “Nesti Angoni” është Rama…

Shpërndaje

Një ditë pasi kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u paraqit në SPAK, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha përsëriti akuzat ndaj Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit se po mbron një prej figurave më të rëndësishme të Partisë Socialiste.

Për të mbështetur këtë akuzë, Berisha solli në vëmendje se SPAK ende nuk ka ngritur asnjë akuzë ndaj kryetarit të bashkisë për inceneratorin e Tiranës. Për të disatën herë me radhë Berisha mbrojti ish-numrin 2 të qeverisë Rama Arben Ahmetajn, duke theksuar se Veliaj dhe kryeministri Edi Rama janë përgjegjës për inceneratorin e Tiranës.

“Sot të dashur qytetare e qytetarë, nuk ekziston asnjë gjurmë për djegësin e Tiranës përveç se një mal plehrash që quhet mali Veliaj . Por për këtë grabitje të tmerrshme, për këtë zhdukje të 130 milionë euro të taksave të shqiptarëve, Erion Veliaj nuk ka asnjë akuzë. Dhe Altin Dumani firmos urdhër arresti për njeriun që kundërshtoi 5 herë ndërtimin e djegësit të Tiranës dhe nuk lëshon një pyetje të vetme për Erion Veliajn që është edhe promotori kryesor bashkë me Edi Ramën i ndërtimit të djegësit  të Tiranës. Në vend të Erion Veliajt dhe Edi Ramës servilet Arben Ahmetaj si kokë turku”, tha Berisha.

Berisha akuzoi SPAK-un se amnistoi Veliaj në çështjen e korrupsionit të 5 drejtorëve të bashkisë së Tiranës.

“Me rastin e parë në histori që vidhet 100%, pas inceneratorit, fondet, modeli i vjedhjes 100%. Asnjë pyetje, asnjë fjalë Erion Veliajt. Që të gjitha këto pa përjashtim përgjegjësi direkte e tij”, tha Berisha.

Sipas Berishës, Erion Veliaj ishte të enjten në SPAK vetëm për shkak të luftës së brendshme në Partinë Socialiste.

“Kush është ai që mund të çojë dosjen me të dhëna TIMS, me regjistrime, me fatura hotelesh, udhëtimesh fabuloze, një avion fantazëm i 2004-2011-2014  me të cilin ka udhëtuar Veliajt. Këto nuk mund ti çojë asnjeri tjetër në Shqipëri, përveç Edi Ramës. Nesti është Edi Rama”, tha Berisha.

Kryetari i PD Berisha akuzoi Spak-un se zgjodhi ditën e enjte për të pyetur Belind Këlliçin, me qëllim për të sfumuar paraqitjen në Spak të kryetarit të bashkisë së Tiranës.

Shpërndaje