Verifikimi i profileve në Instagram dhe Facebook do të bëhet me pagesë…

Shpërndaje

Përdoruesit e Instagramit dhe Facebook-ut mund të duhet të paguajnë për të verifikuar profilet e tyre që t’u dalë “shenja blu”.

Kështu ka bërë të ditur kompania “Meta” që zotëron dy rrjetet sociale.

Për përdoruesit e iPhone ky shërbim do të kushtojë 14.99 Dollarë, ndërsa për përdoruesit e ëeb do të kushtojë 11.99 Dollarë në muaj.

Ky ndryshim do të jetë fillimisht i disponueshëm në Australi dhe në Zelandë të Re, duke filluar nga kjo javë.

Verifikimi i llogarive në 2 rrjetet sociale është i disponueshëm për individët, ndërsa për bizneset ende jo.

“Shenja blu” në Instagram dhe Facebook krah emrit të përdoruesit është përdorur si simbol për të vërtetuar origjinalitetin e përdoruesit.

Tashmë që ky shërbim do të bëhet me pagesë, përdoruesit do të kenë audiencë më të madhe të postimeve të tyre dhe do të jenë më të mbrojtur nga personat e tjerë që tentojnë të hapin llogari me emrat e tyre.

Verifikimi i profileve në Instagram dhe Facebook me “shenjën blu” do të bëhet përmes kartës së identitetit.

Shpërndaje