“Veprimi i ulët për të ndalur Vllazninë”! Gurishta del kundër Zguros: E quani vetën “profesionistë”! Vetëm kështu merrni pikë me ne, mos harroni…

Shpërndaje

Në ndeshjen e djeshme mes Skënderbeut dhe Vllaznisë ka ndodhur një situatë e rrallë. Enea Jorgji akordoi kartonin e dytë të verdhë dhe njëkohësishtë kuqin për Adilin pas 15 minutash. Teksa lojtarët do i drejtoheshin dhomave të zhveshjes nisi grindja mes Adilit dhe Zguros. Trajneri Memelli do të futej mes lojtarëve, por Adili iu kthye edhe trajnerit të Skënderbeut.

Po çfarë ndodhi realisht? Zguro u shpreh për “Sport Ekspres” se Adili nisi i pari sharjet dhe ofendimet kundrej tij pa arsye, ndërsa në momentin që po i kërkonte shpjegim kur mbaruan 45 minutat, u shtua doza e acarimit. Ndërkohë Gurishta ka një tjetër version. Futbollisti i Vllaznisë e quan Zguron si fajtor dhe vendos në dyshim profesionalizmin e tij, ndërsa nga ana tjetër shprehet se për ta kjo ishte e vetmja mënyrë për të marrë pikë ndaj Vllaznisë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Shpërndaje