Komuna: Jemi pararendës në nivel global
Duke nisur nga viti i ardhshëm, të gjithë ata që do të vizitojnë Venecian duhet të paguajnë një biletë për hyrjen. Kjo u vendos nga Këshilli Bashkiak, i cili do ta miratojë rezolutën më 12 shtator.
Synimi është të dekurajojë turizmin ditor në disa periudha, për të parandaluar mbipopullimin e qytetit dhe që ai të bëhet i pajetueshëm për turistët dhe banorët.
Taksa do të hyjë në fuqi në vitin 2024 dhe do të jetë rreth 30 ditë, që do të përcaktohet në javët e ardhshme.
Në vija më të përgjithshme, ajo do të përqendrohet te ditët e pushimit dhe fundjavat e verës.
Mekanizmi, të paktën në letër, është mjaft i thjeshtë dhe parashikon përjashtime për ata që jetojnë në komunë apo punojnë atje.
Biletën, fillimisht 5 euro, do të duhet ta paguajë çdo person fizik, mbi 14 vjeç, që dëshiron të hyjë në qytet për një vizitë ditore.
Do të përjashtohen ata që qëndrojnë në struktura akomodimi brenda territorit të komunës, banorët e Veneto-s, fëmijët deri në 14 vjeç, ata që kanë nevojë për kura mjekësore, që do të marrin pjesë në gara sportive, forcat e policisë në shërbim, bashkëshorti/-ja, bashkëjetuesi/-ja, prindërit e deri te shkalla e tretë e banorëve në zonat ku zbatohet tarifa e hyrjes
Edhe për banorët e Venetos, jeta nuk do të jetë e thjeshtë – në këtë rezolutë do të qartësohen edhe mënyrat e rezervimit të detyrueshëm për disa kategori që përfshihen në përjashtim, në modalitetin smart dhe telematik. Në këtë rast, nuk do të paguajnë asnjë kontribut, por do të kenë detyrimin të prenotojnë në portalin e posaçëm.
“Ne e vendosim veten si pararendës në një nivel global – thotë këshilltari për Turizmin, Simone Venturini – të vetëdijshëm për urgjencën e gjetjes së një ekuilibri të ri midis të drejtave të atyre që jetojnë, studiojnë ose punojnë në Venecia dhe atyre që vizitojnë qytetin”. Për Venecian është çështje mbijetese.
“Rezervimi nuk është një mjet për të mbledhur para (do të lejojë vetëm mbulimin e kostove të sistemit), por do t’u garantojë banorëve një cilësi më të mirë jete dhe turistëve një vizitë të paharrueshme. Pas një procesi të gjatë dhe të vështirë, ka ardhur koha për të vepruar konkretisht, siç jemi mësuar të bëjmë” – tha Venturini.
“Turisti” ditor që vjen në Venecia duhet të hyjë në faqen e krijuar posaccërisht në internet, të regjistrojë rezervimin dhe pasi të paguajë, do të marr një Kod QR, të cilin duhet t’ua tregojë kontrollorëve – gjoba varion nga 50 deri në 300 euro.
/ ANSA