Vendimi, zbulohet një projekt gjigant për sportin në Shkodër…

Shpërndaje

Në Shkodër ka zhvillime sa i përket sportit, por edhe shumësportit. Qyteti verior nuk ka traditë vetëm në futboll, por edhe në sportet e tjera, duke nxjerrë emra mjaft të njohur, që kanë përfaqësuar edhe kombëtaret e kulturave të ndryshme sportive.

Kështu, presidenti i ekipit të basketbollit të Vllaznisë, njëkohësisht edhe donator te ekipi shkodran i futbollit, Alban Xhaferri, ka marrë prej kohës iniciativën e ndërtimit të një kompleksi sportiv të shumësportëshit, në bashkëpunim me shoqatën “Shkodra Tenis”.

Plani parashikon ndërtimin në qytetin më të madhe verior të 6 fushave të tenisit dhe 3 të basketbollit, por dhe ambiente të tjera moderne. Projekti është miratuar sipas një statusi të Ilir Beqes, ish-ministrit të Shëndetësisë.

Shpërndaje