Teatri Kombëtar në pronësi të Ministrisë së Kulturës tashmë i ka kaluar Bashkisë së Tiranës, me vendim të qeverisë.
Në këtë vendim, saktësohet zona kadastrale ku përfshihet ky objekt si dhe të drejtat që ka bashkia për të zbatuar projektin e ri.
Gjithashtu, nënvizohet se Bashkia e Tiranës nuk ka të drejtë që të ndryshojë destinacionin e pasurisë që i kalon në pronësi dhe as mund tua japë këtë të tretëve.
Bashkia parashikon që të nisë ndërtimin këtë vit por ende nuk ka publik një kalendar se kur pritet fillimi i punimeve, edhe për shkak të situatës pandemike në të cilën vendi ndodhet.