Vendimi/ Në Gjermani mund të futesh vetëm me test negativ…

Shpërndaje

Nga kjo e martë të gjithë udhëtarëve që fluturojnë drejt Gjermanisë do t’u kërkohet një test negativ për koronavirusin, pa marrë parasysh nivelin e rrezikut në vendin e origjinës.

Ndryshimi i rregullave, raporton Vizion Plus, vjen ndërsa vendi po përballet me një valë të tretë të infeksioneve dhe mijëra turistë gjermanë kanë shkuar jashtë vendit për pushimet e Pashkëve.

Testi PCR duhet të merret jo më herët se 48 orë para nisjes, por mund të përdoren edhe testet e shpejta të aprovuara.

Nga ky detyrim përjashtohen ekuipazhet e linjave ajrore, si dhe fëmijët nën moshën 6 vjeç. Disa nga landet gjermane do të kërkojnë edhe karantinën, të paktën deri më 12 maj kur do të merret një vendim i dytë mbi kufizimet.

Ndërsa Anglia hyri në fazën e dytë të lehtësimit të bllokimit pasi fushata e vaksinimit ka ecur me ritme të shpejta. Faza e tretë e rihapjes pritet të fillojë në 12 Prill.

Ndërkohë më shumë se 20 liderë botërorë kanë bërë thirrje për një zgjidhje të re për të ndihmuar botën që të përgatitet për pandemitë e ardhshme. Udhëheqësit thonë se për të ndërtuar bashkëpunimin ndërkombëtar duhet një traktat i ngjashëm me atë të arritur pas Luftës së Dytë Botërore.

Shpërndaje