Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu gjatë mbledhjes së qeverisë ditën e sotme ka parashtruar një sërë masash në lidhje me parandalimin e koronavirusit.
Manastirliu e vuri theksin që duhet të mbyllën ambientet që grumbullojnë shumë njerëz, ku nënvizoi se do të mbyllen pube, palestrat, ndërkohë që u shpreh se kafenetë duhet të kenë karriget të paktën 1 metër larg gjithësecilit.
Po ashtu për sa i përket institucioneve që ofrojnë shërbime për klientët, duhet të respektojnë distancën për së paku dy metra si dhe duhet tu garantohen masa mbrojtëse.
“Kafenetë e baret të ofrojnë shërbim për klientët duke respektuar distancën për së paku dy metra për klientët dhe të garantojnë 1 metër largim.
Për shërbimet publike, institucionet duhet të pajisin punonjësit me mjete mbrojtesë. Të merren masa për të ofruar shërbime online duke reduktuar ato shërbimë që kanë mundësi të reduktohen
Posta të hartojnë një plan masash për të kufizuar kontaktet e punonjësve me publikun dhe për të shmangur grumbullimin e njerëzve në sportele. Pensionistëve do u dërgohet pensioni në shtëpi me kosto zero.
Privati të marrë masa për parandalimin e përhapjen e virusit tek punonjësit gjatë aktivitetit të punës, kontakti i punonjësve mes tyre dhe me publikun, të shmangen nëse shërbimi mund të ofrohet online.
Detyrohen të gjithë personat që kanë hyrë në Shqipëri nga zona me risk të komunikojnë online këtë rethanë autoritet shëndetësor, ISHP-së, nëse nuk e kanë plotësuar skedën e udhëtarit kur janë kthyer në vendin tonë.
Kush hyn në territorin tonë duhet ta plotësojnë këtë skedë. Do ndalohet apo pezullohen të gjitha konkurset publike për punësim apo shkollim”.- tha Manastirliu.