Deputeti shkodran, Agron Çela, ka vendosur të kryejë një vizitë në vendet e shenjta të Medines dhe Mekes, duke zbatuar edhe nje ritual të fesë islame.
Ai është takuar edhe me imamin e njohur Ahmed Kalaja. Ky i fundit ka reaguar përmes një postimi në facebook, teksa e shoqëron edhe me një foto me deputetin shkodran.
Imam Kalaja shkruan:
Oj Medine, oj Medine mall e dashni në zemra na shtine.
Kur të thërret flladi i Medines.
Kur bashkohen zemrat rreth Resulullahit.
Kur ndjehet aroma e xhenetit anash Uhudit.
Kur arrin të falesh në kopësht xheneti.
Me mikun më të ri e më të mirë Agron Çela amëlsina e Shkodrës.
Takojmë në Medine e u takofshim për të mira edhe në xhenet!
Amin!