Velipojë/ Shpërthen bombula e gazit, 4 përsona dërgohen në spitalin e Shkodres…

Shpërndaje

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të diele në Velipojë, ku 4 anëtarët e një familje kanë mbetur të plagosur, si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në një hotel. Mësohet se të plagosur kanë mbetur Klarisa Gjika 15 vjeç, Danjela Gjoka 18 vjeç, Enriko Gjoka 19 vjeç dhe Alketa Gjoka 30 vjeç.

Ata janë dërguar me urgjencë drejt spitalit të Shkodrës, ku ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore . Shpërthimi i bombolave të gazit është një gjë që përsëritet shpesh në vendin, tonë pavarësisht paralajmërimeve të autoriteteve për shmangien e përdorimit të tyre.

Shpërndaje