Velipojë- Dy makinat në pronës të David Ndoci., 36 vjeç, të cilat kanë qenë të parkuara në rrugë, pranë banesës së tij janë qëlluar me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar.
ABC mëson se David Ndoci është kryetar i Organizatës së Partisë Socialiste në Gomsiqë të Re.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit të kësaj të hëne, ndërsa deri më tani nuk dihen shkaqet dhe autorët e të shtënave me armë.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 02:00 të mëngjesit të ditës së sotme, në fshatin Gomsiqe e Re, Njësia Administrative Velipojë, Shkodër, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjeteve tip “Ford Fiesta” dhe “Benz” në pronësi të shtetasit D. N., 36 vjeç, të cilat kanë qenë të parkuara në rrugë, pranë banesës së tij.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve