Velipoja pas “lûftës”, në bregdet kanë mbetur rrënojat e ndërtimeve të shembura

Shpërndaje

IKMT përmbylli në orët e para të mëngjesit aksionin për shembjen e ndërtimeve  të cilësuara pa leje në bregdetin e Velipojës.  

Këtë të premte, atje kishte vetëm rrënoja dhe biznesmenë që thonë se vetë turizmi mori goditje të fortë. Aksioni ka tërhequr edhe vëmendjen e një turisti norvegjez, i cili tha se Shqipëria ishte në rrugë të mbarë, por atë që ka nuk e konsideroi normale në mes të sezonit.

Kjo është pamja e Velipojës këtë të premte.

Ajo që lanë pas ndërhyrjet e IKMT-së janë rrënojat dhe inertet e objekteve të shembura përgjatë brezit rënor.

Në terren janë ende edhe objektet që me shpejtësi pronarët arritën të nxjerrin jashtë lokaleve, duke i shpëtuar fadromës.

Nuk dinë çfarë të bëjnë dhe nuk kanë informacion se çfarë do të ndodhë, ndërsa turizmi i këtij viti për ta vihet në pikëpyetje.

Ka prej atyre që nëse drejtësia nuk do të thotë fjalën e saj, janë gati të marrin valixhet dhe me familje të largohen nga Shqipëria.

Aksioni i IKMT i ka tërhequr vemendjen edhe Svein Johansen i cili prej ditësh ndodhet në Velipojë për pushime.

Nuk i kishte të planifikuara, por mbyllja e kufinjve e la në Shkodër dhe norvegjezi vendosi t’i shfrytëzojë në bregdet.

Pas asaj që pa nuk do t’ja rekomandojë miqve vendin tonë, shprehet ai.

“Kam marrë një apartament me qera dhe nga aty pashë policinë që po shkatërronte restorantet. Ishte katastrofë dhe kjo nuk është normale për turizmin. Unë jam nga Norvegjia dhe cdo vit u kam sugjeruar miqve te mi ta vizitojnë Shqipërinë pasi cdo gjë ishte në rrugën e mbarë për turizmin por me këtë që pashë une dje, do u thëm të zgjedhin shtete te tjera. Kam qënë në Egjipt, Tailandë, Amerikë e shumë vende të tjera dhe kurrë nuk kam parë gjëra të tilla”.

Në sezonin turistik Velipoja pret mbi 150 mijë turistë, por këtë vit pas aksionit që u ndërmor në brezin rënor, hapja e tij është vënë në pikëpyetje.

Shpërndaje