Kreu i SPAK, Altin Dumani ka raportuar sot në Komisionin e LIgjeve. Ai i është përgjigjur edhe deklaratave publike të kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili pasi doli nga ambientet e SPAK ku dëshmoi për më shumë se 7 orë i quajti hetuesit dhe prokurorët “kolegë”.
Dumani tha se ata që punojnë në SPAK kanë kolegë vetëm njëri-tjetrin dhe ata që punojnë në BKH.
Deputetët e Komisionit të Ligjeve e kanë pyetur në seancën e sotme Altin Dumanin pikërisht për këto deklarata, duke nxitur tek ai një përgjigje sa të qartë aq edhe të perë.
“Përsa i përket koleg ose jo koleg, ne kolegë kemi vetëm njëri-tjetrin, ne që punojmë në Prokurorinë e Posaçme dhe kolegët që janë në Byronë Kombëtare të Hetimit. Pra, kolegë kemi vetëm ata që ushtrojnë funksione në ato zyra (SPAK)”, u shpreh kryeprokurori.
Kujtojmë që kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, më 30 prill ka qëndruar në Prokurorinë e Posaçme kundër Krimit të organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) për rreth tetë orë. Pasi doli nga SPAK ai përdori për herë të parë dhe fjalën “koleg”. /vizionplus.tv