Me hidhërim mësova ndarjen nga jeta të Haxhi Fejzi Zaganjorit, njeriut që hodhi themele të forta besimi dhe vlerash në tokën e Shkodrës.
Jo vetëm familja, por të gjithë që e njohën Haxhi Fejziun janë në dhimbje sot.
Përkushtimi dhe përulësia ndaj Zotit janë testamenti më i mirë që ai ka lënë pas.
Jeta e Haxhi Fejzi Zaganjorit do të qëndrojë mes nesh si shembull i mirësisë dhe i përpjekjes drejt së mirës.
I shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta, familjes, miqve, të gjithë komunitetit musliman, Myftinisë Shkodër, por jo vetëm.
Haxhi Fejzi Zaganjori ishte miku i mirë i të gjithëve. Ishte miku i mirë i Shkodrës!