Skandali i publikimit të pagave mujore për punonjësit e deklaruar në administratën shtetërore dhe në sektorin privat, ka nxjerrë zbuluar kompaninë “Telebingo” të biznesmenit, Alban Dabulla, që tashmë është vënë nën hetim nga prokuroria e Tiranës, për 4 vepra penale.
Në listën e rrogave të muajit Janar dhe Prill 2021, subjekti identifikohet me emrin “Nacional Sh.A”, dhe rezulton të mos ketë në listë pagesë asnjë punonjës të deklaruar.
Kjo kompani dukshëm çdo ditë shpërndan dhe shet bileta Telebingo në çdo cep të vendit, por çuditërisht nuk ka asnjë punonjës të deklaruar në sistemin e pagesave.
Madje në tabelat që qarkullojnë lirshëm përmes ëhatsupp as administrator Olsi Agalliaj nuk është i siguruar pasi ka përfunduar mandati prej vitit 2018.
Madje ky i fundit punon si specialist i nivelit të lartë, pranë bashkisë së Tiranës, që drejtohet nga Erion Veliaj.
Është e paqartë se si kompani e Alban Dabullës, ka ushtruar në një periudhë kaq të gjatë aktivitet tregtar, në një kohë kur s’ka pasur të emëruar administratorin, nuk ka përpiluar asgjë bilanc financiar dhe aq më tepër që s’ka një dokument se në çfarë llogarie arkëtoheshin fitimet dhe në çfarë forme jepeshin tarifat financiare të fituesve.
Prej disa ditësh, prokuroria por edhe tatimet, kanë vendosur sekuestron preventive për kompaninë “Telebingo”.