Shumë qytetarë nuk janë në dijeni që aktualisht Bashkia e Vau Dejësit ka hedhur në tenderim dhe pritet të lidhë kontratën me objekt “Shërbim pastrimi për vitin 2021, 2022, 2023” në vlerën 75,458,496 lekë. Në një kohë kur ky shërbim sot ka një kosto prej 8 milion lekësh.
Për çudi nuk mjaftohen me kaq dhe me paftyresine më të madhe kriteret dhe specifikimet teknike të kërkuara në këtë tender parashikojnë mjete pastrimi shumë herë më të vjetra ndërkohë që ato aktuale i përkasin viteve 2013-2014.
Edhe pse egziston Agjensia e Prokurimeve Publike e cila ka për detyrë të monitorojë dhe kontrollojë këto procedura… edhe pse ekziston kontrolli lartë i shtetit dhe prefektura e Qarkut Shkodër, arrihet deri aty sa të lejohet një tender i tillë i cili parashikon shërbimin e pastrimit, si për ironi të fatit në zonat: Vig-Mnele, Shllak, Temal dhe në ato fshatra ku nuk ka as edhe një banorë prezent, vende ku edhe varka e ka të vështirë të kalojë.
Kërkoj të anullohet në mënyrë të menjëhershme ky tender abuziv dhe personat përgjegjës të shkojnë para drejtësisë. I bëj thirrje prokurorisë së rrethit gjyqësor shkodër të ndërhyjë në mënyrë të menjëhershme për të parandaluar vjedhjen e taksave tona nga jakat e bardha. I bëj thirrje Kryeministrit që të ndërhyjë në mënyrë të menjëhershme për parandalimin e këtij fenomeni të pashoq në të kundërt protestat tona do të përshkallëzohen.
Armando Lekaj