Dita e neserme pritet me shume interes nga te gjithe tifozet e Vllaznise sepse do te zhvillohet ankandi i klubit kuqeblu. Ora 10.00 do te jete momenti, kur biznesmenet e interesuar do te paraqesin ofertat e tyre per te blere klubin 102 vjeçar.
Sot eshte bere publik nje lajm per 10 biznesmene te interesuar per te marre pjese ne ankand dhe njeri prej tyre ishte edhe ish- presidenti i Vllaznise Valter Fushaj.
Por nderkohe ne oret e mbremjes ka ardhur edhe nje lajm tjeter i cili ka bere te ditur terheqjen e tij nga ky ankand.
Ka qene nje i afert i Fushajt, avokati i njohur Apollon Haxhi i cili i ftuar ne emisionin “Sport Arena” ne TV Rozafa eshte shprehur:
“Dua te ndaj me ju lajmin se z. Fushaj eshte terhequr nga pjesmarrja ne ankandin e Vllaznise dhe nuk do te marre pjese ne te. Arsyeja ka te beje me faktin se ai e sheh te paarsyeshme per te marre pjese ne kete ankand dhe per te paguar nje shume te madhe per te blere kete klub.
Sipas informacioneve qe atij i jane dhene, klubi do te blihet bashke me borxhet, vlera e te cileve shkon ne 2.1 milione dollare. Shtoji atyre edhe 500 mije dollare qe eshte vlera fillestare e ankandit dhe per rrjedhoje vlera totale eshte diku tek 2.6 milione dollare, qe per te nuk ja vlen te hyje ne ankand ngaqe do blihet vetem emri dhe aktiviteti tregtar e asgje tjeter”.
Ne kete menyre me terheqjen e Fushajt, qe ka qene nje kandidat potencial per blerjen e Vllaznise, tashme duhet pare se kush do te jete pronari i ri, Alban Xhaferi apo tete biznesmenet e tjere qe do te marrin pjese ne ankand./SHKODRA-SPORT.COM/