Shumë palestinezë u vranë dhe u plagosën si pasojë e sulmit të ushtrisë izraelite ndaj personave që prisnin për ndihma humanitare në qytetin e Gazës, raporton Anadolu.
Dëshmitarët okularë për Anadolu thanë se forcat izraelite shënjestruan qindra palestinezë që prisnin të merrnin ndihma humanitare pranë kryqëzimit Nablusi në jug të qytetit të Gazës. Dëshmitarët raportuan se shumë palestinezë u vranë dhe u plagosën në turmën, të cilën ushtria izraelite e shënjestroi duke bombarduar dhe hapur zjarr.
Dëshmitarët thanë se të vdekurit dhe të plagosurit u dërguan në spitalet e qytetit të Gazës nga ekipet mjekësore dhe civilët ndërsa ushtarët izraelitë shënjestruan edhe ekipet mjekësore dhe civilët që mbanin të plagosurit.
Ka një fatkeqësi humanitare në Rripin e Gazës, me një popullsi prej rreth 2.3 milionë banorë, pasi ushtria izraelite vazhdon sulmet e saj për 146 ditë, duke synuar vendbanimet civile, spitalet, shkollat dhe strehimoret ku strehohen palestinezët e zhvendosur si dhe duke parandaluar hyrjen e ndihmave humanitare.
Qarqet ndërkombëtare, veçanërisht agjencitë e OKB-së, po bëjnë thirrje për armëpushim në Gaza dhe për të rritur hyrjen e ndihmave humanitare në rajon për shkak të sëmundjeve të shkaktuara nga uria, etja, mungesa e materialeve higjienike dhe shumica e spitaleve janë jashtë shërbimit pasi ka mungesë të furnizimeve mjekësore.
Edhe pse urdhrat e përkohshme kundër Izraelit të vendosura nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) më 26 janar përfshinin sigurimin e qasjes në ndihmat humanitare në Gaza, ndihma që hyri në Gaza në shkurt u përgjysmua në krahasim me janarin.
Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori, janë vrarë mbi 30 mijë palestinezë, përfshirë të paktën 12.660 fëmijë dhe 8.570 gra ndërsa 70.325 u plagosën. Raportohet se ende ka mijëra të vdekur nën rrënoja, infrastruktura civile po shkatërrohet duke synuar spitalet dhe institucionet arsimore ku njerëzit ishin strehuar.