Ushtria e SHBA-ve i ka dhuruar Forcave të Armatosura të Shqipërisë 29 automjete, të njohura si “Humvee”.
Lajmin e ka bërë me dije Ambasada e SHBA-ve në vendin tonë duke shtuar se këto mjete dhe do të ndihmojnë në rritjen e gatishmërisë ushtarake shqiptare dhe ndërveprimit të saj me NATO-n
“Njëzet e nëntë Automjete Shumë-Përdorimshme me Lëvizshmëri të Lartë (Humvee) mbërritën sot në Portin e Durrësit. Këto automjete janë dhurim për Forcat e Armatosura të Shqipërisë nga Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe do të ndihmojnë në rritjen e gatishmërisë ushtarake shqiptare dhe ndërveprimit të saj me NATO-n.”