URDHRI/ Çfarë ndodh me dasmat dhe ceremonitë mortore pas 1 qershorit

Shpërndaje

Shqipëria pritet t’i rikthehet jetës normale duke filluar nga data 1 qershor, në të cilën do të lejohet lëvizja e lirë e qytetarëve me mjetet e tyre në të gjithë vendin.

Urdhri i ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastriliu parashikon hapjen e kufijve më datë 1 qershor, ndërsa ndalohet transporti publik, dasmat, ceremonitë mortore, teatrot apo klubet e natës.

Sa i përket atyre që vijnë nga jashtë, tani nuk është më i detyrueshëm karantinimi 14 ditor.

Urdhri parashikon:
-1 qershor lejohet lëvizja e lire në të gjithë vendin (me mjete private)

-1 qershor hapen kufijtë me të gjitha shtetet
-1 qershor hapen parqet e lojërave dhe aktivitete të ngjashme

-6 qershor hapen plazhet publike

Nuk lejohet ende:
-Transporti publik
-Dasmat

-Ceremonite mortore
-Hapja e kinemave
-Hapja e Teatrove
-Hapja e klubeve të natës.

Shpërndaje