Së bashku me grupin e punës Prefektura Shkoder në terren në inspektimin e punimeve rikonstruktuese të urës mbi lumin Kir.
Ndërkohë çdo ditë vijon monitorimi në terren duke konstatuar situatën e ndotjes dhe vend grumbullimeve informale Qarku Shkoder. Situata e ndotjes në lumin Kir është e pa tolerueshme ndaj pastrimi duhet të bëhet jo një ditë, por çdo ditë, me të gjitha format dhe mënyrat.
Me angazhimin në Planin Kombëtar të pastrimit do të mbledhim të gjithë forcat e pushtetit vendor, aktivistëve, komunitetit në çdo cep të Qarkut.