Megjithëse jemi jashtë sezonit turistik qyteti i Shkodrës vijon të vizitohet nga turistët.
Turistët e huaj që zgjedhin qytetin e Shkodrës për të vizituar, është e pamundur të mos ndalen tek Ura e Mesit.
Kjo urë është kthyer në një pikë tërheqëse për turistët.
Ura e Mesit, ndodhet 8 km larg qytetit të Shkodrës mbi lumin Kir, është një monument kulture me vlera të mëdha dhe simbol i qytetërimit të lashtë.
E ndërtuar në vitin 1768 nga Mehmet Pashë Bushati, ura me kurriz që ndodhet mbi lumin Kir shërbente për të lidhur Drishtin me Shkodrën.
Gjatë një viti Urën e Mesit e vizitojnë më shumë se 5 mijë turistë të huaj, shifër kjo që pritet të rritet nga viti në vit.