Turistët e huaj që zgjedhin qytetin e Shkodrës për të vizituar, është e pamundur të mos ndalen tek Ura e Mesit.
Kjo urë është kthyer në një pikë tërheqëse për ta, pasi duke qenë një monument me vlera të mëdha arkitektonike dhe historike “Ura Mesit” po tërheq vizitorë të shumtë gjatë këtij sezoni turistik. Ura e Mesit, ndodhet 8 km larg qytetit të Shkodrës mbi lumin Kir, është një monument kulture me vlera të mëdha dhe simbol i qytetërimit të lashtë.
E ndërtuar në vitin 1768 nga Mehmet Pashë Bushati, ura me kurriz që ndodhet mbi lumin Kir shërbente për të lidhur Drishtin me Shkodrën.
Gjatë një viti Urën e Mesit e vizitojnë më shumë se 3 mijë turistë të huaj, shifër kjo që pritet të rritet nga viti në vit.