Ura e Bardhajve/ Hasaj: U forcuan këmbët e urës, por duhet edhe zgjerim i saj…

Shpërndaje

Reshjet e rëna gjatë ditëve të fundit kanë rikthyer në vëmendje nevojën për ndërhyrje në urën e Bardhajve. Banorët e quajnë tejet të nevojshme pasi vërshimi i Lumit Kir mund ta dëmtojë edhe më shumë këtë urë

Administratori i Njësisë Rrethina, Gerald Hasaj, tregon se gjatë muajit të shkuar në disa prej këmbëve të urës ka patur ndërhyrje, megjithatë ky objekt kërkon rikonstruksion dhe zgjerim të plotë

Ura e Bardhajve ështe e një rëndësie të veçantë pasi lidh 3 fshatra me qytetin e Shkodrës. Qarkullimi mbi këtë urë është i lartë dhe drejtuesve të mjeteve u duhet të presin pasi ura është vetëm një kalimshe. Krahas zgjerimit të saj, forcimi dhe sistemimi i bazamentit dhe këmbëve mbetet një nevojë emergjente nga ana e institucioneve.

Shpërndaje