Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” zhvilloi një konferencë rajonale të quajtur studentët dhe sfidat e punësimit në treg. Rektorja e universitetit të Shkodrës Suzana Golemi u shpreh se kjo konferencë është e para që organizohet nga ky universitet për të mësuar mbi sfidat aktuale të punësimit të të rinjve pasi diplomohen.
Drejtori rajonal i arsimit në Lezhë Hasan Muç përmendi disa problematika të arsimit shqiptar të cilat pengojnë të rinjtë të punësohen por edhe të jenë pjesë e degëve të mësuesisë.
Ndërkohë dëshira e të rinjve për të emigruar shihet që në bankat e shkollës së mesme. Ky konkluzion ka dalë pas një ankete që Zyra Vendore Arsimore e Shkodrës tha inspektori Anton Deda ka bërë me 500 nxënës të shkollave të mesme të Shkodrës.
Drejtoresha rajonale e Shërbimit Kombëtar të Punës në Shkodër Rozafa Zmijani shprehet se numri i punëkërkuesve të papunë pranë këtyre zyrave është afro 5 mijë. Edhe pse të papunët në rajonin e Shkodrës janë shumë më shumë, ata nuk shkojnë për t’u regjistruar.
Konferenca rajonale studentët dhe sfidat e punësimit vijoi me tema të ndryshme duke nxjerrë në pah problemet kryesore që janë sot dhe se cilat janë mundësitë për përmirësimin e tyre duke qenë se emigrimi i të rinjve është i pandalshëm dhe tregu vendas po mbetet pa punëtorë qofshin këta me ose pa diploma.