Pas përfundimit të raundit të dytë në universitetin “Luigj Gurakuqi” janë regjistruar në ciklin e parë 925 studentë.
Kjo tregon se nuk ka ulje të regjistrimeve krahasuar më vitin e shkuar.
Kjo u bë e ditur nga rektori Tonin Gjuraj gjatë mbledhjes së senatit akademik
Oferta akademike do të jetë ndryshe e për këtë rektori tha se ka nisur puna
Krahas reformës do të ketë edhe një balancë të granteve, të cilat sipas rektorit do të shkojnë në bazë të performancës së programeve akademike.