UNIVERSITETI I SHKODRËS MIRATON RRITJEN E PAGËS ME 8 %…

Shpërndaje

Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” miratoi rritjen e pagës 8% për pedagogët dhe punonjësit e tjerë të këtij universiteti. Ky vendim u mor nga senati akademik i universitetit të Shkodrës pas 3 javëve protesta dhe bojkot të procesit mësimor. Vendimi për rritjen e pagës me 8% erdhi në të njëtën ditë që pedagogët ndalën bojkotin dhe u kthyen në auditore. Peter Saraçi kryetar i sindikatës së punonjësve të universitetit në Shkodër u shpreh i kënaqur për rritjen e pages por protesta në ditë të caktuara do të vijojë deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Kryetari i sindikatës në Shkodër, Saraçi shprehet se edhe rritja e pagës me 30% nuk është diçka e pamundur.

Nga ana tjetër senati i universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” ka bërë të ditur se miratimi i rritjes së pagës me 8% i punonjësve të universitetit do të bëhet i mundur duke hequr dorë nga investimet që ishin planifikuar të kryhen për rikonstruksioni e godinës së Rektoratit.

Shpërndaje