“Unë e kam parë të vdekur Jan Prengën”, gazetari tregon çfarë kanë filmuar kamerat e resortit

Share your love

Gazetari Artan Hoxha ka publikuar në Abc News intervistën e realizuar me Dritan Rexhepin nga burgu i Ekuadorit. Në studion me Endri Xhafon, gazetari ka zbuluar se si arriti të realizonte këtë intervistë.

Hoxha tha se i ka rrëfyer Rexhepit se ka parë videon e Jan Prengës, për të cilin akuzohet ky i fundit se urdhëroi rrëmbimin.

“Unë e kam parë të vdekur Jan (Dodë) Prengën. Janë pamje shumë të rënda. Unë i kam parë por uroj të mos dalin kurrë në publik, nga unë jo por as nga gazetarë të tjerë. Është shumë e rëndë se familjarët kanë hapur dyert e mortit dhe nuk kanë trupin e pajetë. Kjo është ngjarje e rëndë, përmasat e së cilës mund të rriten në vijim. Në pamjet që janë sekuestruar nga policia në resortin “Golden” në Shijak është një Range Rover i bardhë që futet në garazhin e kopmleksit. Kanë dalë 4 persona, hapet dera e bagazhit dhe nxirret kufoma e Jan Prengës. Nga këmbët e deri në gjoks është i zhveshur vetëm mbathjet ka veshur. Trupi është nxjerr i pajetë. Personat janë me kapuça të maskuar. E lënë trupin në tokë disa minuta e më pas e fusin tek nhë furgon i bardhë. Që nga ai moment nuk dihet ku është çuar trupi është zhdukur. Në pamjet e garazhit duken disa persona që sjellin teshat. Ndërrohen dhe rrobat që kanë përdor në krim i fusin në furgon bashkë me kufomën. Janë asgjësuar, djegur apo groposur…nuk dihet. Po e heton prokuroria. Ata (pronarët e resortit) kanë fshirë kamerat, por kanë harruar atë të garazhit, që për fatin e mirë të policisë ka qenë me rezolucion të lartë. Pamje këto të sekeustruara nga grupi hetimor, i cili ka vepruar shpejt në kapjen e disa prej personave të përfshirë”, tregon gazetari.

Hoxha rrëfen më tej se si kontaktoi me Dritan Rexhepin dhe si u zhvillua intervista.

“Intervistën e plotë e gjejnë në web-in tonë, është pak e gjatë. Ai ndodhet në një burg të sigurisë së lartë, në një vend ku ka personazhe të rëndësishëm të botës së krimit. Për më tepër pamjet që po jep regjia e tregojnë se cfarë ndodh në një vend si Ekuadori. Para tre javësh atje u kap një nëndetëse me 6 ton, imagjino cfarë kapacitetesh kanë arritur. Atje quhen kartele. Në  burg policia e Eduadorit për t’i mbajtur nën kontroll grupet i kanë lënë që edhe të kenë komunikim. Unë kam provuar ta marr me video dhe ishte e vështirë se kishte bllokim valësh, intervista është realizuar me telefonin e burgut dhe jam i detyruar ta regjistroja. Unë përdorja  një telefon në Shqipër,i ai me telefonin e burgut. Unë u mundova që kam pasur edhe daljet publike, ai lajmi i telefonatës së ndërprerë duket se shkoi atje. Unë po e kërkoja dhe u gjet mënyra si të bëhej intervista. Gjatë intervistë gjërat që më interesonin së pari ishin se  është akuzuar se ka urdhëruar pengmarrjen”, thotë gazetari.

Më tej Hoxha rrëfen me detaje edhe pamjet e rënda që ka parë, ku Jan Prenga është nxjerrë i pajetë nga resorti.

Share your love