Në bazë të shkreses nr.780 datë 27.04.2022, OSHE Group njofton Ujësjellës kanalizime Shkodër sh.a se do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike me datën 28.04.2022 si rezultat i remontit që do të kryhet ne N/ST SH-1.
Si rrjedhojë, Ujësjellës Kanalizime Shkodër sh.a, ju njofton se, për shkak të remontit që do të kryhet nga operatori i Shpërndarjes së Energjisë (OSHEE), me datë 28.04.2022, do të këtë ndërprerje të furnizimit me energji elektrike në qytetin e Shkodrës, si pasojë shoqëria Ujësjellës Kanalizime Shkodër është e detyruar të ndërpresë furnizimin me ujë, nga ora 08:00-13:00.
Ju lutem merrni masa për grumbullimin e rezervave të ujit!
SHOQËRIA UJËSJELLËS KANALIZIME SHKODËR SH.A.