Ujësjellës Kanalizime Shkodër njoftim për abonentët ja risia që ofron…

Shpërndaje

Ujësjellës Kanalizime Shkodër sh.a., në punën e vet të përditshme,ka prioritet të shtojë në sasi dhe në cilësi sherbimet për klientët. Në përmbushje të këtij misioni, Ujësjellës Kanalizime Shkodër sh.a. ofron sherbimet e veta 6 ditë në javë (nga e hëna deri të shtunën) pranë zyrës së Kujdesit ndaj Klientit në sheshin “Nënë Tereza”. Përveç pagesës së faturave, në këto ambjente mund të kërkoni dhe merrni informacion për çdo problematikë që mund të keni lidhur me sherbimet që Ujësjellës Kanalizime Shkodër sh.a. ofron për klientët e vet.

Tashmë ne ofrojmë edhe sherbimin e modulit të faturës online. Të gjithë klientët, biznes dhe familjarë, përmes një regjistrimi të thjeshtë fillestar në adresën http://ukshkoder-al.com/e-billing/, mund të verifikojnë vetë faturën mujore. Po ashtu, në të njëjtën adresë, mund të drejtoni kerkesa apo ankesa të mund të keni lidhur me sherbimet që ne ofrojmë për klientët.

Pagesat e faturave mund ti kryeni pranë sporteleve tona në qytet dhe njësitë administrative si dhe pranë bankave të nivelit të dytë ku klientët kanë llogaritë e tyre.

Shpërndaje