UEFA cakton datën e finales së Champions League

Shpërndaje

Pas shumë spekulimeve dhe paqartësive, më në fund ka një datë për finalen e Champions League.

UEFA ka përcaktuar në parim që ndeshja për trofeun më të rëndësishëm kontinental do të luhet të shtunën e 29 gushtit. Dueli për titullin evropian do të zhvillohet, ashtu siç ishte parashikuar, në stadiumin “Ataturk” të Stambollit.

Vullneti i UEFA-s është që turneu të luhet deri në fund, edhe pse mbetet ende e paqartë formula. Një opsion është zhvillimi i ndeshjeve teke në çerekfinale dhe një mini-turne me katër finaliste, për të nxjerrë fituesin.

Gjithsesi, çdo gjë do të varet nga zhvillimet që lidhen me pandeminë globale, Covid-19.

Synimi është që skuadrat të kthehen në fushë, të paktën deri në fund të qershorit, ose në fillim të gushtit, në mënyrë që finalja të zhvillohet përpara muajit shtator.

I njëjti plan vlen edhe për Europa League.

Shpërndaje