Udhëtimet këtë verë, TIA jep njoftimin e rëndësishëm për pasagjerët e Rinasit…

Share your love

Shqiptarët që të udhëtojnë me avion këtë verë duhet të shkojnë në Rinas 3 orë përpara orait të fluturimit.

Njoftimi bëhet nga TIA dhe vendimi ka ardhur për të shmangur trafikun e rënduar gjatë këtij sezoni veror.

Për të siguruar një udhëtim të qetë dhe për të shmangur trafikun e rënduar gjatë këtij sezoni veror, ju lusim të gjithë pasagjerët të mbërrijnë në aeroport të paktën 3 (tre) orë përpara kohës së planifikuar të nisjes. Kjo masë proaktive do të na ndihmojë të mbajmë operacione efikase dhe t’ju ofrojmë një përvojë pa stres”, thuhet në njoftim.

Share your love