U zhdukën në Malësi të Madhe/ Prindërit e Klement Pepajt: Na gjeni djalin! Dyshoj tek dikush që mund të m ketë vrarë

Shpërndaje

Familjarët e Klement Pepajt tregojnë momentet e fundit me djalin e tyre i cili rezulton i zhdukur së bashku me dy të rinj prej së shtunës në Malësi të Madhe.

Ata i kërkojnë policinë të gjejnë djalin e tij një orë e më parë.

“Nga ora 04:00 e mëngjesit na erdhi policia dhe na pyeti për djalin. Nuk e dija se djali im nuk ishte në shtëpi.   

Na e gjeni djalin një orë e më parë.

I bëj thirrje ministrit të Brendshëm të urdhërojë krehjen e zonës të dimë cfarë ka ndodhur. Nëse ka vdekur të paktën të kemi kufomën.

Babai thotë se sipas bisedave që ka dëgjuar në fshat djali I tij mund të jetë vrarë nga Danieli.

Personat e zhdukur jane:
Vilson Pal Çutaj, i datëlindjes 20.11.1983, banues në fshatin Bajzë, bashkia Malësi e Madhe.

Klement Nush Pepaj, i datëlindjes 15.01.1999,
Danjel Rrok Pepaj, i datëlindjes 17.09.1995, kusherinj me njeri-tjetrin, të dy me banim në fshatin Vrith, Malësi e Madhe dhe te aferm te Vilson Çutajt.

Shpërndaje