U vra në burgun e Peqinit nga Mjacaj, trupi i Arben Lleshit ende në morg…

Shpërndaje

Prokuroria e Elbasanit nuk ka përfunduar hetimet mbi vrasjen e ndodhur më 15 dhjetor brenda burgut të sigurisë së lartë të Peqinit, ku Sokol Mjacaj qëlloi me një armë pistoletë të dënuarin përjetë Arben Lleshi.

Këto hetime janë shkak edhe i mbajtjes në morgun e Tiranës të trupit të pajetë të Lleshit.

Interesit të Radiotelevizionit Shqiptar mbi procedurat e tërheqjes së trupit nga ambientet e morgut, Ministria e Drejtësisë iu përgjigj se duhet të jetë organi i akuzës që të japë lejen në përfundim të hetimeve dhe familjarët të njoftohen për të tërhequr trupin për kryerjen e ceremonisë mortore.

Por në rast të mosinteresimit nga ana e familjarëve për trupin brenda një afati 60-ditor, morgu i Tiranës do të vërë në dijeni institucionet vendore për të bërë varrimin e viktimës.

Arben Lleshi vuante dënimin për vrasjen e një bashkatdhetari në Angli. Më 10 prill 2012 ai ekzekutoi Agim Hoxhën në një apartament në qytetin anglez të Sauthemptonit dhe më pas trupin e tij e dogji në një makinë tip “Mercedes Benz”.

Në maj të vitit 206, Lleshi u ekstradua në Shqipëri, ku më pas u burgos në IEVP Peqin, aty ku u vra nga Mjacaj.

Autori  ka deklaruar se me Lleshin kishte konflikt, pasi ky i fundit nuk e kishte pranuar në sektor, por sipas Prokurorisë kjo është thjesht alibi dhe pista kryesore mbetet vrasja me pagesë. 

Shpërndaje