Heroi shqiptar Osman Bejtullah Kuka (Oso Kuka) është shpallur nga qeveria shqiptare “Dëshmor i Atdheut”.
Kuka u vetëflijua brenda kullës së tij në Vraninë për të mos rënë në duart e forcave të Malit të Zi në mbrojtje të kufijve shqiptar në vitin 1861.
Përpara ceremonisë u inaugurua edhe një pllakatë e vendosur në muzeun historik të Shkodrës që mban emrin e Oso Kukës dhe 27 bashkëluftëtarëve të tjerë të rënë për mbrojtjen e trojeve shqiptare.