Kryetari i Gjykatës së Apelit të Shkodrës, Fuat Vjerdha ka folur për mikrofononin e Ora News në lidhje me rikthimin e tij në detyrë nga Komisioni i Posatçëm i Apelit.
Vjerdha ka thënë se ishte një vendim që e priste, ndërkohë që ka treguar se ka zhvilluar edhe një peticion me 6200 firma që sipas tij nuk është shqyrtuar.
“Kënaqësi e veçantë. Jo se nuk e prisja pasi edhe kur jam prononcuar pas shkarkimit kam patur shumë rezerva. Rikthehem në pozicionin që kam patur si kryetar i Gjykatës Apelit Shkodër.
Pasi u njoha me vendimin ku konkludohej se unë kam cënuar besimin e publikut të Sistemi Drejtësisë, për mua ky nuk qëndronte. Përvec dokumentave mblodha edhe 6200 firma përmes një peticioni. Me vendimin e shkurtuar, peticioni nuk është shqyrtuar, por çmoj se ka shërbyer si një mbështetje në marrjen e vendimit
Gjykata Apelit Shkodër ishte me 3 gjyqtarë, 1 është deleguar dhe unë që kthehem. Puna e parë që do të bej, do ti kërkoj Këshillit Gjyqësor të delegojë edhe një gjyqtar”, ka thënë Vjerdha.