U plagos gjatë aksionit për kapjen e vrasësit të dyfishtë, si është gjendja e policit të FNSH-së Shkodër…

Shpërndaje

Një ditë pasi u plagos gjatë aksionit për kapjen e Fatmir Kolecajt, i cili vrau ish-gruan dhe vëllain e saj, dhe më pas vrau dhe veten, lajme të mira vijnë nga efektivi i policisë Kastriot Haxhiaj. Gazetari Erjon Skëndaj në një lidhje telefonike për ‘News24 nga ambientet e spitalit të Traumës deklaroi se gjendja e policit paraqitet e stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetën, ndërsa mësohet se ai ka marrë një plumb në këmbën e majtë, (në muskul)

Skëndaj pohoi mes të tjerave se për të parë nga afër gjendjen e efektivit të të FNSH-së së Shkdorës, ka qenë ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj. Po ashtu bëhet e ditur se polici pas disa ditësh do i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale për të bërë të mundur dhe heqjen e plumbit.

Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme, gjatë aksionit në banesën e Fatmir Kolecaj, në Zejmen të Lezhës, ky i fundit hapi ndaj policisë, duke mos pranuar të dorëzohej, dhe në fund vrau veten. Gjatë shkëmbimit të zjarrit për pasojë u plagos efektivi i policisë. Prej dy ditësh ai ishte në kërkim pasi vrau ish- gruan Esmeralda Filopatin dhe vëllain e saj Vledison Filopatin, ngjarje që ndodhi në Kodër Rrëshen.

Shpërndaje