U operua nga apendiciti, reagon Rama: Besoj do të kthehem shpejt mes jush, faleminderit nga zemra…

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ka bërë reagimin e tij të parë pas operacionit që kreu mëngjesit e djeshëm në ambientet e QSUT, si pasojë e apendicitit akut.

Rama thotë se shumë shpejt do jetë në formë të mirë shëndetësore, ndërsa falënderon të gjithë qytetarët për mbështetjen që i kanë dhënë në këto ditë.

Postimi i Ramës:

Një falenderim nga zemra kujtdo prej jush që këto ditë është interesuar për shëndetin tim.

Falë ekipit të përkushtuar mjekësor dhe pas ndërhyrjes së suksesshme, sot e lashë spitalin për të vazhduar protokollin e rikuperimit në shtëpi dhe pa mundur të gjej dot fjalët e mjaftueshme për t’i falenderuar mjekët e infermierët për përkujdesjen e tyre.

Besoj se do të kthehem shpejt mes jush dhe edhe njëherë shumë faleminderit për mbështetjen tuaj.

Ju dua shumë, Edi

Shpërndaje