Liqeni i Shkodrës është shpresa e më shumë se 200 peshkatarëve, të cilët varen ekonomikisht nga tregtia e peshqve.
Gjatë peshkimit, ku këtë herë ishte pjesë edhe “Bagëti e Bujqësi” me Rudina Muçën, mësuam edhe histori ku jeta ka qenë në rrezik.
Duke qenë se në mot me erë sasia e peshkut që sigurohet nga peshkatarët është më i madh, në një ditë të tillë jeta e tyre mund të jetë në rrezik.
Peshkatari tha se në një situatë, të cilën ai e konsideron më të vështirën në 40 vite punë, është lidhur me varkën me litar, që të mund t’i gjendej trupi.
Peshkatari: Me dhjetëra herë e kam ndjerë veten në rrezik. Ne në mot të keq, me erë, hedhim rrjetat. Kur ka dallgë peshku lëviz më shumë. Me shpresën për të kapur më shumë, me një shok dhe vëllai, na kapi era në mes të liqenit. Atëhere e kam pasur vetën më tepër në rrezik. Jam lidhur me varkën, sepse nëse mbytet, të paktën të gjendet varka.
Rudina Muça: Seriozisht je lidhur aty? Ke lidhur veten?
Peshkatari: Po kam lidhur veten.
Rudina Muça: Guxove që dole përsëri pastaj?
Peshkatari: Mbi të gjitha është zoti. U ndalua për pak era, ndeza motorin dhe u nisëm. Gjithmonë i kam kthyer shpinën erës, ngadalë më pas kam dalë në Koplik.
TOP CHANNEL