Tregjet u kthyen në vatra të shpërndarjes së koronavirusit në Shkodër. Ndaj pas tre dekadash në funksion, bashkia e Shkodrës ka vendosur të mbyllë tregun e Zdrales, që për ironi ishte ngritur mbi një lulishte. Ndërkohë në tregjet e tjera do të rriten masat e sigurisë.
Një lulishte e kthyer në treg ishte ky paradoksi që prej tre dekadash shoqëronte zonën e Zdrales në Shkodër. U deshën masat kundër COVID që ky kaos dhe papastërti të merrte fund dhe bashkia e Shkodrës të mbyllte këtë treg të improvizuar dhe për ta kthyer në lulishte.
Ndërkohë tregu i Rusit po i nënshtrohet ndërhyrjeve për përmirësimin e kushteve dhe disiplinimin e blerësve.
Sipas vendimit të Bashkisë së Shkodrës, aty tregtarët do të punojnë sipas parimit, një ditë numrat tek e një ditë ata çift.
Masat në tregje janë forcuar edhe në Sarandë.
Blerësit fillimisht do të kalojnë përmes kabinës së dezinfektimit dhe do të lejohen vetëm të pajisur me masa e doreza.