Avokatja e Fjolla Morinës, Aurora Guska ka folur pas vendimit të Gjykatës së Kukësit për të lënë në arrest shtëpie këngëtaren dhe në burg, 2 miqtë e saj të arrestuar bashkë me të në pikën kufitare Morinë, kur po vinin në Tiranë, me 2 pistoleta në makinë.
Avokatja ka thënë se për Fjollën është marrë ky vendim për shkak se ajo ka një vajzë 5 vjeçe si dhe janë paraqitur disa fakte të tjera.
“Arrest me burg për dy djemtë është dhënë me afat 30 ditor dhe është lënë detyrë nëse në armën e gjetur ka shenje gishtash ose jo. U paraqit fakti që ka një vajzë 5 vjeçe që është e vetme dhe fakte të tjera që e ka gjykuar Gjykata e Kukësit. Do të ankimojmë vendimin për dy shoqëruesit e Fjolla Morinës.
Nga ana OPGJ dhe herën e dytë sot, Fjolla u dërgua dy herë në maternitetin e Kukësit dhe nuk ka qenë asnjëherë e shtruar në spital, kontrolle rutinë. Në rastin e parë mjeku nuk jepte të dhënë të saktë nëse është në fillim të shtatzënisë ose jo. Sot prokurorja kërkoi rikontroll dhe nga 2 mjeke rezultoi se Fjolla Morina nuk është shtatzënë.
U panë të dhëna të tjera. Është një masë ekstreme, nuk është një masë shumë e lehtë. Ne kishim bërë mbrojtje që është armë zhurmuese për sport, sot nga ana e prokurorisë u paraqit akti i ekspertimit që hyn në kategorinë e armëve të zjarrit, por që nuk janë të rrezikshme. Nuk kemi fuqi ligjore që të kundërshtojmë vendimet e ekspertëve.
Do apelohet vendimi për dy djemtë, nuk mund të akuzojmë 3 veta për 1 pistoletë. Ne ofruam dhe garanci pasurore, por Gjykata e la në arrest shtëpie. Kemi marrë një banesë me qira përballë komisariatit”, ka thënë avokatja per report tv.