U kap duke drejtuar mjetin i dehur, çfarë tha Aleksandër Gjoka në Gjykatë

Gjykata caktoi dje masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për këngëtarin e njohur Aleksandër Gjoka, pasi drejtonte automjetin në gjendje të dehur.

Këngëtari deklaroi në seancën gjyqësore se: “Kam dy vjet pa pirë”.

Gjoka ka kërkuar nga trupi gjykues që të vendosnin për të “detyrim paraqitje”, duke marrë parasysh edhe koncertet që ka të rezervuara me rastin e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri.

“Top Channel” shkruan se këngëtari do të jetë sot në Korçë, ku do të performojë në një koncert përpara publikut vendas, por edhe turistëve që zgjedhin të kalojnë festat në qytetin e bukur juglindor.

Sipas njoftimit të policisë, Gjoka  u arrestua më 23 nëntor duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, në masën 0.66 mg/l, ndërkohë që u konsiderua në gjendje të dehur kur testi doli mbi 0.5 mg/l.