U dyshua si “karrem” në ekzekútímín e Billës, detaji që “tradhtoi” 26-vjeçaren

Shpërndaje

Detaji komprometues i largimit të telefonit është rrëfyer nga vetë e reja para prokurorëve. Referuar dëshmisë së saj, të zbardhur në vendimin e gjykatës për caktimin e masës së sigurisë Lakra ka rrëfyer në telefonin e saj “iPhone X” kishte dy numra telefonikë dhe dy aplikacione “Whatsapp”.

“Me shtetasin Hekuran Billa të gjitha komunikimet i kam bërë vetëm në aplikacionin Whatsapp te numri tjetër për të cilin nuk kujtohem për asgjë, (pra jo te numri telefonik me 001 në fund). Aparati telefonik me të cilin kam komunikuar me Hekuranin e kam shitur pas ngjarjes, diku 2-3 ditë pas ngjarjes te “dollari” në qendër të qytetit”.

Më tej Lakra ka pohuar se përveçse nuk mbante mend numrin mes të cilit komunikonte me Billën, nuk kujtonte as në emrin e kujt ishte regjistruar. Në seancën për caktimin e masës së sigurisë 26-vjeçarja mohoi çdo dyshim të ngritur kundër saj, por gjykata e la në burg.  Para raportit me Billën Lakra ka pasur një marrëdhënie me Sebastiano Malin, nipin e Viktor Markut, të dy të arrestuar në lidhje me vrasjen e Billës. Viktor Marku është vëllai i Prel Markut, i vrarë nga Billa në Angli në vitin 2006.

Shpërndaje